Ismet Kryeziu Chef Koordinator der Ur - UCK und noch so verschiedene Namen - da duerfte sich was neues Entwickeln den die Kosovo-Mafiaregierung ist ja mit der NATO-UNO-EU nicht Zufrieden! 1.A

Veröffentlicht auf von karl kreibich


Hoch interessantes Video in den Nachrichten über Ismet Kryeziut

http://www.balkanweb.com/sitev4/upload/m.../1231486402.wmv

http://www.balkanweb.com/sitev4/upload/m.../1231486402.wmv

siehe auch youtube

http://www.youtube.com/watch?v=osNGIWrsYEw

 

Anscheinend bringen diese Artikel Ismet Kryeziut auch im Kosovo wieder in Erinnerung! Viele Ur Gründer, hatten sich vor den Gewalt- Terror- und Mord Orgien der Extremistischen Neu UCK Führer in 1998 distanziert, vor allem vor den Todesschwadronen, welche die FARK Leute ermordeten.

Nun trifft Ismet Kryeziut, dem wesentlich mehr Ruhm und Ehre gebührt, als diesem lächerlichen primitiv Banditen Verein Jashari, die heutige Prominenz im Kosovo wie Thaci und Haradinaj.

Zhdukja e Kryeziut, ish-anëtarët e Frontit takojnë Haradinajn
» Dërguar më: 18/01/2009 - 08:49


URL: http://balkanweb.com/index.php?id=32331
Zhdukja e Kryeziut, ish-anëtarët e Frontit takojnë Haradinajn
(Dërguar më: 18/01/09) Klodiana Lala

PRISHTINE-Zhdukja e Ismet Kryeziut ka vënë në lëvizje të gjithë miqtë e tij të Frontit të Rezistencës në Kosovë. Për të mësuar për fatin e Kryeziut, ish-drejtuesit e Frontit kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve kryesore të Kosovës. Sipas burimeve pranë familjes Kryeziu, ish-kryetari i Frontit, Mentor Kaçi, ka pasur një takim me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi ku është diskutuar për zhdukjen e Kryeziut. Kaçi ka kërkuar angazhimin e autoriteteve kosovare për gjetjen e mikut të tyre, fati i të cilit mbetet ende mister. Fakti që Ismet Kryeziu ishte angazhuar së fundmi në Partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka dërguar miqtë e tij në derën e Ramush Haradinajt, kreut të kësaj partie. Për të vijuar hetimet dhe kërkimet për gjetjen e mikut të tyre, Mentor Kaçi dhe një ish-anëtar i Frontit të Rezistencës, do të mbërrijnë në Shqipëri.
Kërkimet
Anëtarët e Frontit të Rezistencës në Kosovë kishin vendosur të shkruanin historikun e tyre. Por, një gjë të tillë duket se nuk do të mund ta bëjnë dot, pa mësuar për fatin e njërit prej anëtarëve me aktivë dhe mikut të tyre, Ismet Kryeziu, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se dy muajsh. Në mbledhjen e fundit të ish-anëtarëve të Frontit është vendosur për ndërprerjen e aktivitetit, derisa të hidhet dritë mbi zhdukjen e Kryeziut. Pas takimeve që Mentor Kaçi, ish-kryetar i Frontit ka zhvilluar me Kryeministrin Thaçi në Kosovë dhe kreun e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ka kërkuar angazhim për gjetjen e Kryeziut, pritet të udhëtojë drejt Tiranës. Kaçi, së bashku me një avokat pritet të marrin kontakte me autoritete të drejtësisë shqiptare për të mësuar të vërtetën në lidhje me ngjarjen.
Zhdukja
Ismet Kryeziu, ish-eksponent i Frontit të Rezistencës për Kosovën dhe UÇK-në si dhe mik i biznesmenit të zhdukur shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, rezulton i zhdukur prej më shumë se dy muajsh. Ishte bashkëshortja e tij gazetare, Anila Leli, e cila bëri denoncimin në polici. Por, edhe pse kanë kaluar më shumë se 60 ditë, policia shqiptare nuk ka asnjë të dhënë për fatin e Kryeziut. Vetëm pak ditë më parë, bashkëshortja e tij zbuloi dhe pasaportën e UNMIK-ut, me të cilën ish-anëtari i Frontit kishte hyrë në Shqipëri, që përjashton largimin e tij me dëshirë. Policia ka hetuar në disa pista, por pa ndonjë rezultat.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Veröffentlicht in Politik

Um über die neuesten Artikel informiert zu werden, abonnieren:
Kommentiere diesen Post