Das Volk und der Staat zeigen es der Mafia - Albanien eindeutig auf dem weg der Besserung da kann man nur Gratulieren und die Deutschen korruptis weinen den die Strohmaenner sind ausgegangen!"

Veröffentlicht auf von karl kreibich


Absolut erstmalig in Albanien erhält für illegales Bauen ein prominenter Politiker: der Ex-Präfekt von Durres und Ober Gangster: Natasha Paço ein hohes Bussgeld (Bussgeld Bescheid vom 30.7.08 . Grund ebenso erstmalig: Zerstörung der Umwelt usw..! Seine 3 illegalen Mafia Lokale wurden am 4.7.08 zerstört. (ebenso Vladimir Paço und weitere Personen wie G. M um das Lokal “Aurora” dhe “Mrekullitë e detit”)

Gerichts Auflage ist u.a. : die Reste, wie Metalle und Beton dort ebenso zu entfernen!

Durrës, ofendoi kreun e inspektoratit ndërtimor, ndjekje penale për ish-deputeten Printoje
Friday, 01 August 2008
Ish- deputetja e Partisë Socialiste, Natasha Paço është marrë në ndjekje penale nga prokuroria e Durrësit për veprën penale të fyerjes për shkak të detyrës. Ajo është denoncuar për fyerje për shkak të detyrës nga kreu i Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar në Tiranë. Shkak për këtë denoncim ka qenë debati që Natasha Paço ka zhvilluar me përgjegjësin e këtij inspektorati. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës kanë bërë të ditur se Natasha Paço dhe i shoqi Vladimir Paço janë marrë në hetim në gjendje të lirë, pas denoncimit që ka bërë ndaj tyre përgjegjësi i sektorit kombëtar ndërtimor në Tiranë.Sipas të njëjtave burime, shtetasi me inicialet G. M., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i inspektoratit ndërtimor kombëtar, ka bërë denoncim në policinë e Durrësit para dy ditësh, pasi në kohën që ai ka qenë në bregdetin e Currilave në vendin ku gjendet lokali i Natasha Paços, ai është fyer dhe ofenduar me fjalë fyese nga personat e mësipërm. Shkaku i këtij sherri ka qenë aksioni i inspektoratit ndërtimor të Tiranës në 5 korrik të këtij viti, për prishjen e lokaleve që gjenden në krahun e majtë të rrugës Bërryl-Currila. Në këtë aks, midis të tjerash kanë qenë edhe lokalet “Aurora” dhe “Mrekullitë e detit” që kanë qenë pronë e Natasha dhe Vladimir Paços.
Prishja e ndërtimeve në bregdet
Aksioni i datës 5 korrik, që u zhvillua nga Inspektorati Ndërtimor i Tiranës nuk i prishi të gjithë lokalet, megjithëse aty ishin tetë të tillë, që ishin ndërtuar pa leje. Pas aksionit të parë, shumica e lokaleve që pësuan vetëm deformime të çatisë së tyre, u rikthyen në identitet nga pronarët, të cilët nisën rindërtimin dhe punën në të njëjtën qetësi. Nga ana tjetër në vazhdim të rrugës drejt Currilave, një pjesë e lokaleve, pasi kanë shtruar tapetin me beton, kanë vendosur çadra të mëdha dhe në këtë mënyrë vazhdojnë punën. Reagimi i Paços ndaj përgjegjësit të inspektoratit ndërtimor ka ardhur për shkak se prishja e lokaleve është bërë në mënyrë selektive, pasi janë dëmtuar vetëm dy lokalet e personave që tashmë janë nën hetim, kurse të tjerët janë lënë të punojnë. Para dy ditësh, inspektorati ka tentuar që të shembë përfundimisht lokalin gjysmë të shkatërruar “Aurora”, por kjo gjë ka ndeshur në rezistencën e pronares, Natasha Paço. Nga ana tjetër, mësohet se aksioni i inspektoratit ndërtimor të Tiranës është bërë pa miratimin e bashkisë së Durrësit, e cila para fillimit të aksionit me origjinë nga Tirana është shprehur se lokalet e ngritura në këtë zonë do të jenë me qira për një afat të pacaktuar. Megjithatë lokali “Aurora” qëndron ende i hapur, megjithëse gjysma e tij është prishur. Lokali tjetër i Vladimir Paços, është shembur tërësisht, kurse lokalet me çadra që janë në afërsi të Currilave, nuk janë prekur fare. Lokalet në fjalë janë bërë kryesisht me materiale druri dhe metalike.

Sot.com

Fyen ndërtimorin, në hetim ish-prefektja Paço e bashkëshorti

02/08/2008 - 07:32


Ish-prefektja e Durrësit, Natasha Paço dhe bashkëshorti i saj Vladimiri janë dhënë nga policia e Durrësit për ndjekje penale në gjendje të lirë, pasi kanë fyer një punonjës të lartë të Policisë Ndërtimore të Tiranës. Ditën e enjte, sipas policisë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 42-vjeçaren Natasha Paço dhe bashkëshortin e saj 49-vjeçar, Vladimirin. Ndjekja penale ndaj tyre ka nisur për shkak se akuzohen të kenë fyer më 30 korrik 30-vjeçarin G.M., përgjegjësin e Sektorit Kombëtar Ndërtimor në Tiranë. Ky i fundit ishte në policinë e Durrësit ditën e enjte dhe ka depozituar një kallëzim penal ndaj bashkëshortëve Paço. Sipas tij, atë ditë ai ndodhej në Durrës për disa prishje objektesh pa leje, të cilat ndodhen në lagjen Nr.1. Gjatë ushtrimit të detyrës është ndeshur në rrugë me Paçot, të cilët e kanë fyer atë. Fyerjet ndaj tij e kanë zanafillën disa ditë më parë, kur kjo polici ndërmori prishjen e disa lokaleve buzë detit, ku njëri prej tyre i përkiste bashkëshortëve Paço. Nga ana e saj, policia e Durrësit e dërgoi në Prokurorinë e këtij rrethi kallëzimin e funksionarit të Policisë Ndërtimore, në ngarkim të ish-prefektes e bashkëshortit të saj.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=41094

Durch die Aktion vom 4.7.08, wo auch 1 Tag vorher der Journalist Artur Korriku unterrichtet wurde, sind viele Menschen mutig geworden, sich die Mafiösen Besetzungen von Politikern in Albanien nicht mehr gefallen zu lassen.

Durres Strände den Einwohnern von Durres und der Plan der Weltbank, Coucil der Regierung, Rathaus von Durres das die gesamte Küsten Durres Nord: Currila, in Absprache mit dem Komitte für Tourismus (und dem genehmigten Yachthafen Management dort) umgewandelt wird in eine Volks Park und Öffentliche Bade Strände, nimmt Gestalt an.

Das ist das Zone B Projekt, was dann bis zur Porto Romana und dem dortigen Marine Stützpunkt geht und am 10.7.2008 nun entgültig auch beschlossen wurde zu verwirklichen in max. 5-6 Jahren. Das sind ca. 5 Km Küsten, welche eine neue Strasse etc. erhält und es geht dann doch auch um Kosten, um die STrände von Plastik zu säubern und Aufforstungen dort zu machen.




Durrsakët lënë Durrësin, ikin në Turqi e Tunizi

25/07/2008 - 14:21
• Artur Korriku

DURRES Në një kohë që pushues të shumtë nga Kosova, Maqedonia dhe zona të ndryshme të vendit janë dyndur në plazhin e Durrësit, banorët vendas kanë nisur prenotimet nëpër hotelet e jugut të vendit apo në plazhet jashtë shtetit. Është mjaft e vështirë të gjesh në rërën e plazhit të Durrësit, banorë të vjetër të këtij qyteti. Gjatë viteve të fundit, sipas burimeve për Gazetën, kjo dukuri po merr përmasa gjithmonë në rritje. Sipas drejtuesve të Bashkisë, është një projekt për përgatitjen e sipërfaqeve të reja plazhi (kryesisht për banorët vendas), parashikuar në studimin urbanistik "B"
FENOMENI
"Bojkoti" në rritje që vendasit i bëjnë plazhit të Durrësit, lidhet me koston e lartë në zonën e plazhit, kthimin gjatë viteve të fundit të mijëra sipërfaqeve me rërë në blloqe banimi shumëkatëshe, e veçanërisht me mbipopullimin që ka sjellë rritje të papastërtisë. Pas datës 10 korrik të çdo viti, durrsakët nuk e frekuentojnë më plazhin e qytetit të tyre, por i hedhin sytë drejt plazheve të Jonit apo nga Budva, Antalia, Tunizia e ndonjë vend tjetër që ofron turizëm me oferta të leverdishme. Janë me qindra e qindra ata që janë larguar për pushime nga qyteti i Durrësit nëpërmjet agjencive turistike. Një pjesë tjetër e banorëve të Durrësit të vjetër, të cilët nuk kanë mundësi të lëvizin nga qyteti i tyre, preferojnë plazhet e Kallmit dhe të Porto-Romanos, ku është qetësi dhe uji i detit shumë më i pastër se ai i plazhit klasik. Një tjetër vend ku ka frekuentues të shumtë janë pishinat. Ndoshta ky është sezoni që ato kanë njohur frekuentimin më të lartë gjatë 5 apo 6 vjetëve të fundit. Aq e madhe është kërkesa për një çadër nëpër pishina, saqë gjatë fundjavës duhet të shkosh në mëngjes për të siguruar një biletë. "Dikur plazhi ynë ishte i pastër, ndërsa tani jo vetëm është mbipopulluar, por mungon pastërtia dhe përkujdesja për mjedise të kulturuara qëndrimi e shërbimi", - pohon një prej banorëve.
SHKAKU
E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak se plazhi i vjetër tashmë është në një gjendje jokomode. Ai është mbingarkuar jashtë kapacitetit të tij me ndërtime pa kurrfarë programimi, aq sa vetëm plazh nuk mund ta quash. Plazhi është transformuar në një zonë urbane me dendësi të madhe ndërtimi. Për shkak të kësaj situate të krijuar gjatë viteve të fundit, banorët e Durrësit i janë larguar plazhit dhe për çdo vit i kalojnë pushimet ose jashtë vendit, ose në bregdetin e jugut. Tashmë është e domosdoshme që të krijohen plazhe të reja për pushuesit ditorë të qytetit të Durrësit. Në bashki thonë se studimi urban i Zonës B të qytetit përfshin edhe pjesën e bregdetit pas Currilave, i cili nuk shfrytëzohet për mungesë të infrastrukturës rrugore. Ndërtimi i kësaj rruge duke çarë një pjesë të kodrës, do të nxirrte në dritë një vijë disa kilometra të gjatë të një plazhi të virgjër. Por ky projekt kërkon edhe ndihmën e qeverisë për Bashkinë e Durrësit, në zbatim të strategjisë për zhvillimin e turizmit.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index....rate=Vlereso%21

Veröffentlicht in Politik

Um über die neuesten Artikel informiert zu werden, abonnieren:
Kommentiere diesen Post