Nun da werden in kürze neue Minister Posten frei - wer meldet sich Freiwillig???

Veröffentlicht auf von karl kreibich

Sabri Godo, fordert die Entlassung von 4-5 Minister und kritisiert die General Staatsanwaltschaft
Filed under: — Balkansurfer @ 10:44 pm

Sabri Godo fordet mit Recht, die Entlassung von 4-5 Ministern, wobei er am besten damit anfängt, die Ablösung des RP Partei Vorsitzenden seiner eigenen Partei Fatmir Mediu zu fordern.
Sabri Godo
Sabri Godo, engster Vertrauens Mann der Drogen Bossen Josef Limbrecht - der als US Botschafter dann im Terroristen Camp Mitte Mai 2002 in Peskopje verstarb.

Woher wohl ein Sabri Godo, das Geld hatte, damit er Hochhäuser u.a. in Dures bauen konnte ab 1998! Sabri Godo kritisiert mit Recht auch die General Staatsanwaltschaft, das man die Verfahren mit der Kathastrophe von Gerdec (der korrupte und kriminelle Fatmir Mediu ist Haupt Verantwortlicher) und denn Super Betrug und Bestechungsfall mit der Autobahn Kukes- Durres nicht zu Ende bringt. Hier ist Haupt Verantwortlicher, die Gestalt Lulzim Basha, der sich nun Innenminister nennt. Ausserdem das Minister und Politiker nicht geduldet werden können, welche plötzlich zu einem Millionen Vermögen kommen, wie der gut bekannte Dritan Prifti und andere hoch korrupte Politiker. Und dann die Peinlichkeit dieses Aussenministers Ilir Meta, mit seinem Mafia Berater: Almir Rrapo als Adviser. Noch peinlicher kann dieser Super Drogen Boss, Ex-PM und nun Aussenminister mit seiner LSI Partei Bande, wohl nicht mehr werden. Das toppt nicht einmal der seit 10 Jahren gut bekannte vollkommen korrupte Dritan Prifti.

Sabri Godo kritisiert, ebenso das man mit den entgültigen Grundstücks Gesetzen und Klarheit nicht weiter kommt, was nicht verwundert, denn Sabri Godo ist Gross Grundstück Besitzer und gilt als Vertreter dieser Leute, welche unglaublich viele Grundstücke auch stahlen. Sabri Godo erwähnt auch diesen Mega Grundstücks Diebstahl und kritisiert auch den Präsidenten. Kurz gesagt im Kinder Garten Albanien, ist die Politische Kraft verflogen und die Kinder haben keine Leit Figur aus welche sie aufsehen können, nachdem sich die Ausländer auch auch nur als Beratungs Betrüger, Lobbyisten und Geschäfte Macher outeten.

Godo: Në qeveri duhet të ndërrohen 4-5 ministra
28/08/2010

INTERVISTA/ Flet politikani i vjetër, Sabri Godo
Republikani kritikon ashpër kryeprokuroren Ina Rama dhe Presidentin Topi për mosreagimin

Republikani Sabri Godo ka dhënë dje vlerësimin e tij mbi punën e Presidentit, Kryeministrit dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Në një intervistë dhënë për drejtorin e informacionit, në “TV Koha”, politikani Godo ka kërkuar ndryshimin e qeverisë për të paktën 4-5 ministra. Po kështu, duke iu referuar akuzave të ndërsjella për korrupsion që vijnë nga dy kampet më të mëdha politike, Godo ka komentuar punën e Prokurores së Përgjithshme lidhur me këto akuza, duke e quajtur atë inekzistente. Lidhur me ligjin e fundit të kthimit dhe kompensimit të pronave, si një ndër ish-pronarët e mëdhenj dhe një prej figurave të vjetra të politikës shqiptare, Sabri Godo nuk është shprehur dakord me vendimin e Presidentit.

Presidenti i Republikës ktheu disa ditë më parë një tjetër ligj që lidhej me çështjen e pronave. Mendoni se zgjidhja e çështjes së pronave do të pësojë një tjetër shtyrje, duke larguar zgjidhjen?

Është bërë një ngatërresë e madhe me pronat që në fillim. Këto tashmë dihen dhe janë përsëritur deri në mërzitje. Lidhur me ligjin e fundit që ka kthyer Presidenti, unë nuk jam dhe aq dakord. Të gjithë pranojmë se me pronat është bërë një spekulim i pafund nga viti 1993, kur u krijuan komisionet e famshme të kthimit të pronave. Jemi ende shumë larg për të arritur që të shkojë prona tek i zoti dhe punët janë koklavitur aq shumë, sa nuk më duket se do të arrihet një zgjidhje përfundimtare. Dhe kjo është një gjë e rëndë, sepse pa u zgjidhur çështja e pronës nuk mund të zërë vend toka.

Kur hartuat Kushtetutën në vitin 1998, e kishit parashikuar se zgjidhja e çështjes së pronave do të zgjaste kaq shumë?

Unë kisha fuqi atëherë të imponohesha në komisionin e hartimit të Kushtetutës edhe si individ, pasi vija nga e djathta. Unë vura këtë kusht, që do të bëhet ky nen për pronat, ose unë do të dal. Dhe largimi im vinte në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë socialistët dhe Skënder Gjinushin, sepse do të thuhej që Kushtetuta bëhej nga të majtët, pa pjesëmarrjen e të djathtëve. Pra, unë kisha këtë kartë politike të fortë në dorë dhe ata u nënshtruan, duke pranuar ta shkruajnë nenin 41 të Kushtetutës, sipas formulimit që bëra në konsultim me një nga juristët më të mirë në Shqipëri, Kleanthi Koçi. Ajo përmblidhet në pak: Ç’është prona ligjore në Shqipëri? Përgjigjja është neto: Pronë ligjore është ajo që trashëgohet, ajo që blihet në zyrën noteriale dhe ajo që mund të jetë përfituar nga rrethana të tjera që parashikon Kodi Civil, si shpyllëzimi, lirimi nga uji etj. Të tjera burime pronësie, Kushtetuta nuk njeh. Kjo do të thotë se binte ligji 7501, binte ligji i vitit 1994 për fermat shtetërore dhe çdo ligj tjetër. Por kjo ishte një rrugë shumë e përpjetë për t’ia dalë në krye.

Megjithatë, kritikuat Presidentin që ktheu ligjin e fundit për pronat…

Meqenëse këtu janë bërë spekulime pa fund, le të tentojmë së paku të ndreqet një pjesë e tyre. Në rast se kjo Agjenci e Kthimit të Pronave ka materiale flagrante në dorë, që provojnë se dikujt i është dhënë një pronë e madhe, duke blerë vendimin e një gjykatësi të faktit, atëherë çfarë do të bëjmë me këto. Kjo duhej menduar nga Presidenti kur u kthye ky ligj. Për mua agjencia duhet të funksionojë ndryshe dhe nuk duhet të jetë një individ i vetëm që duhet të vendosë. Ndoshta atje duhej të kishte një këshill me 5 veta që të shprehen nëse vendimet janë ose jo të rregullta.

Keni folur disa kohë më parë për mundësinë e ndryshimeve në qeveri. Mendoni se duhet të ketë ndryshim ministrash dhe nëse po, në cilët sektorë?

Unë besoj se duhet të lëvizin 4-5 ministra. Në rast se them se cilët janë këta, ka të ngjarë të bëj ndonjë gabim, sepse ka një aparat të Këshillit të Ministrave dhe ai që është në krye të këtij Këshilli e di se ku nuk funksionon si duhet. Të gjykosh nga jashtë, mund të jesh subjektiv. Unë ndiej nevojën e një reformimi të qeverisë, të plotësohet më mirë, të jetë më solide, të jetë më kredibël dhe më eficiente.

………….

Mendoj se problemi në tërësi është shumë i rëndë. Lufta me korrupsionin ka marrë disi pamjen e një ndeshje basketbolli që nuk tërheq më spektatorë. Nëse sheh gazetat mund të lexosh se dikush ka vjedhur 1 milion euro, tjetër 10 milionë euro, tjetri 100 milionë euro. Këto janë shifra që tronditin buxhetin e shtetit. Megjithatë, këto harrohen dhe shtohen lëndë të reja. Më e keqja është se sapo bëhet një akuzë e rëndë, për të cilën mund ta dënoje me 20 vjet burg të akuzuarin, ai që akuzohet menjëherë fillon kundërofensivën pa u ndalur të justifikojë veten. Kjo lojë është duke u bërë dhe është kthyer në një lloj sporti.

Megjithatë, ka apo jo korrupsion më të lartë në qeveri?

……………..
Mendoni se ka ardhur koha që Prokurorja e Përgjithshme të largohet?

Unë nuk e shoh gjëkundi këtë prokurore. Unë nuk shoh që kjo prokurori të ketë përfunduar një proces penal që mund të jetë hapur deri tani ose të ketë në duar çështje që janë vetëm diskutim i politikës për të hutuar njerëzit. Kjo prokurori që duhet të jetë në ballë të luftës kundër korrupsionit, nuk arrin të na bindë se vërtet është impenjuar në këtë punë.

Kemi dy çështje të rëndësishme si ajo e Gërdecit dhe e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës që nuk kanë marrë zgjidhje. A kanë qenë këto çështje ku është thyer besimi mes organit të akuzës, gjykatave, Presidentit dhe politikës në tërësi?

Më qoftë se në këto çështje ka pasur gjëra për t’u zbuluar dhe për t’u paditur dhe nuk janë bërë, atëherë është thjesht për paaftësi të prokurorisë ose le të themi që s’ka pasur gjë për të kërkuar në këto dy raste. Këtu mbetemi gjithnjë në fushën e supozimeve, sepse asnjëherë nuk është bërë qartësi e plotë.

http://216.75.13.41/index/index/619c27e0c7b9cbbe883fa0d96d88e413.html

Drastische Worte findet der Politiker Edi Paloka, über die Terroristischen Verbrechen der Edi Rama und Land Mafia, welche illegal bereits 500.000 qm Grund illegal zubetoniert hat im Raum Tirana.

Diesmal geht es um 130.000 qm Grund, in dem wichtigen Nah Erholungs Gebiet um den Stau See “Liqini", wo erneut die Geldwäsche Orgien mit Mister 20% Edi Rama zuschlägt und Beton Burgen baut. Ähnlich wütete diese primitive und ordinäre Mafia mit den besten Verbindungen in die Drogen Netze des Ilir Meta, Spartak Braho, Lefter Koca auch in Durres. Ein ganzes Land, wurde vernichtet, und vor allem die Küsten Albaniens.

URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=84168

(Dërguar më: 26/08/10)

Paloka: Të ndalojë ndërtimi te Liqeni
Deputeti i PD-së, Edi Paloka në konferencën e djeshme për shtyp tha se do t’i kërkojnë kryeministrit që të ndalojë ndërtimin e parashikuar nga Bashkia e Tiranës në zonën e Liqenit. “Sipërfaqja, me kod U12-07 e parashikuar për 130 mijë m2 ndërtim, e në një lartësi prej 30 katesh, është masakra e fundit urbane që Mr. 20% ka ideuar, në zonën më të bukur të kryeqytetit. 90% të këtij projekti mostër prej betoni, Mr.20% ia ka akorduar firmave të Lepujve që kanë lidhje me të. Unë bashkë me kolegë të tjerë, i kërkojmë kryeministrit Berisha që të gjejë hapësirat e mundësitë që zonën e sipërpërmendur ta kthejmë në një lulishte të madhe, një park e zonë shlodhjeje për burrat, gratë, fëmijët, të rinjtë e të rejat e qytetit tonë", - tha Paloka.

Hier tobt u.a. der kriminelle Dritan Prifti gegen den “Kriminellen” Edi Rama herum, fordert auch die Ablösung von Salih Berisha in 2008, vor den Parlaments Wahlen in 2009. Heute ist man Partner in der Salih Berisha Regierung. Identisch ungefähr der Super Verbrecher und Ex-Verteidigungs Minister Sabit Brojak, aus Vlore, der als einziger Politiker in Albanien offiziell kund tat, das Schmuggler Boote legal sind. Irren Haus Albanien!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Sabit Brokaj,Dritan Prifti,Artur Zheji,Luzhjana Abazi


Veröffentlicht in Politik

Um über die neuesten Artikel informiert zu werden, abonnieren:
Kommentiere diesen Post